Mbingarkesa e punës është në nivelin më të lartë në Emergjencën e QKUK-së.
Madje, ka edhe mungesë të mjekëve.
Mirëpo, konkurs për punësimin e rreth 15 specialistëve të ri të Mjekësisë Emergjente ende nuk ka.
Sipas Federtaës Sindikale të Shëndetësisë ky fakt do të duhej t’i alarmonte institucionet gjegjëse, përderisa edhe kjo lëmi hyn tek ato deficitare.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se po punojnë sipas prioritizimit në vendet që kanë më së shumti nevojë për klinicistë.
Megjithatë, nuk dihet se kur do të shpallet thirrja për punësim.
Veçse, nëse pritjet janë të gjata, grupi I specialistëve të ri të Mjekësisë Emergjente kanë paralajmëruar edhe protesta.