Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ndarë detaje nga vizita e tij në Hagë, ku ka takuar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Krasniqi theksoi se Veseli dhe bashkëluftëtarët e tij vazhdojnë të ruajnë dinjitetin dhe besimin në drejtësi, edhe pas viteve të vështira të procesit gjyqësor.
Ai e përshkroi Veselin si njeri të palëkundur në bindjet e tij dhe me dashuri të madhe për Kosovën.
Krasniqi deklaroi se ata besojnë fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe shpresojnë për një përfundim të drejtë dhe të pa ndikuar të procesit gjyqësor.




















