Sipas raportit të auditimit të ZKA-së, nënvlerësimi ka ndodhur për shkak se dy investime kapitale në vlerë prej 21,547 euro dhe 13,590 euro nuk janë regjistruar në SIMFK gjatë vitit të kaluar. ‘Regjistri i pasurive kapitale mbi 1,000 euro ishte nënvlerësuar për vlerën 35,137 euro’, thuhet në gjetjen e ZKA-së.
Auditorët vlerësojnë se mosregjistrimi me kohë i pasurive ndikon në paraqitjen jo të saktë të vlerës së tyre në raportet financiare.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar që ministrja e Drejtësisë të forcojë mekanizmat e kontrollit të brendshëm për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen dhe të sigurojë që çdo pasuri e blerë të regjistrohet dhe prezantohet saktë e në kohën e duhur në PFV.
Menaxhmenti i entitetit është pajtuar me rekomandimin e dhënë nga ZKA.





















You must be logged in to post a comment Login