Në përgatitjet para zgjedhjeve, KQZ-ja ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 7 qershor.
Shpërndarja është bërë nën mbikqyrjen e Policisë së Kosovës dhe ruajtja e tyre do të bëhet nga zyrtarë policorë.
Sipas KQZ-së, janë shtypur 1 milion e 778 mijë e 300 fletëvotime për këto zgjedhje.
Numri i fletëvotimeve të shtypura është më i ulët se numri i përgjithshëm i votuesve me të drejtë vote.
Në komunat e Kosovës janë shpërndarë kutitë dhe kabinat e votimit, si dhe pajisjet e teknologjisë informative.
Materialet e ndjeshme zgjedhore do të shpërndahen në komunat më 6 qershor nën mbikqyrjen e Policisë së Kosovës.





















You must be logged in to post a comment Login