Mbi 191 milionë njerëz në Evropë u përballën me temperatura mbi 35°C të dielën, ndërsa paralajmërimet për nxehtësi ekstreme u shpallën në Gjermani, Çeki, Poloni dhe Hungari.
Në Poloni, pritet që rekordi historik i temperaturës prej 40.2°C të vitit 1921 të thyhet.
Autoritetet polake i kanë dhënë qytetarëve udhëzime për të ruajtur shëndetin nën diellin e skuqur, të konsumojnë mjaft ujë dhe të mbajnë kapele.
Për të ndihmuar qytetarët të freskohen, disa qytete kanë vendosur ‘perde uji’.
Në Çeki pritet që temperaturat të arrijnë 41°C.
Gjatë natës, Gjermania raportoi temperaturë minimale prej 29.4°C, ndërsa në Berlin u përdorën topa uji për të ndihmuar banorët të përballonin nxehtësinë.
Në Sllovaki, temperatura mbi 39°C u regjistruan në jugperëndim të vendit, me parashikime që për herë të parë që nga viti 1871 vendi të përjetojë tre ditë me temperatura mbi 40°C.





















You must be logged in to post a comment Login