Osmani dhe Abdixhiku e filluan ditën në Llap, ku u pritën me duartrokitje nga banorët në shesh. “Po e nisim në Llap me këmbë të mbarë, do të vazhdojmë në Skenderaj, në Istogun e Ibrahim Rugovës, dhe do të kthehemi në Lipjan për ta mbyllur ditën me plot aktivitete”, tha Abdixhiku.




















