Legjenda e Arsenalit, Patrick Vieira, ka folur për momentin vendimtar të karrierës së tij si futbollist, duke pranuar se refuzimi i Real Madridit është pendimi i vetëm në një karrierë të mbushur me trofe.
Francezi, i cili ishte shtylla kryesore e mesfushës së ‘Topçinjve’ gjatë periudhës më të suksesshme moderne të klubit, pranoi se tundimi i ‘Santiago Bernabeu’ mbetet një ‘po sikur’ i madh edhe shumë kohë pas tërheqjes nga futbolli.
Vieira u konsolidua si një nga mesfushorët më të mirë në futbollin botëror gjatë nëntë viteve në Londrën Veriore, ku fitoi tre tituj të Ligës Premier. ‘Pendohem vetëm për një gjë: që nuk shkova te Real Madridi.
Ata ma propozuan për katër vite radhazi, kur isha te Arsenali’.
Duke folur për Gazzetta dello Sport, Vieira rrëfeu se besnikëria ndaj Arsenalit ishte ajo që e ndali përfundimisht nga kalimi te klubi më i madh në botë.





















You must be logged in to post a comment Login