Paul Scholes beson se Arsenali është një ekip “i mërzitshëm” që do të harrohet shpejt, edhe nëse fiton titullin e Premier League.
Legjenda e Manchester United beson se loja e Arsenalit është shpesh shumë e ngadaltë dhe nuk është i impresionuar nga performanca e tyre kundër klubeve të mëdha.
Arsenali do ta sigurojë titullin nëse fiton tre ndeshjet e mbetura, pasi është pesë pikë përpara Manchester Cityt.
Scholes këmbëngul se nuk tërhiqet nga stili i lojës së Arsenalit. “Mund t’i mposhtësh në të gjitha mënyrat, dua vetëm të them se nuk janë një ekip që do ta ndizja televizorin për ta parë gjatë gjithë kohës.
Ne pamë portierin David Raya dhe qendërmbrojtësit që thjesht pasonin e pasonin.
Ishte e mërzitshme.”





















You must be logged in to post a comment Login