Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

PDK lëshon sallën e Kuvendit, dalin nga seanca plenare

Partia Demokratike e Kosovës e ka lëshuar sallën plenare të Kuvendit të Kosovës dhe ka tërhequr propozimin që kishin për futjen në rend dite të rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998-1999 si shkak i mospajtimeve për renditjen e saj në rendin e ditës së seancës së sotme. PDK-ja kërkoi që kjo të futej si pikë e parë.

Ndonëse partitë arritën pajtueshmëri që përmbajtja e rezolutës të diskutohej mes të gjitha grupeve parlamentare, ajo që nuk u pajtuan partia e parë dhe e dytë në Kuvend, ishte renditja e kësaj pike.

“Partia Demokratike e Kosovës ka përgatitur një draft-rezolutë në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës. Sot, përballë nesh nuk kemi vetëm sfida politike dhe institucionale, kemi një sfidë edhe më të thellë, edhe më të rrezikshme, përpjekjen për të shtrembëruar historinë tonë. Kujtesa nuk është vetëm e kaluar, është identitet, është themeli mbi të cilin qëndrojmë ne si shoqëri. Ne kemi dhënën një draft- propozim , jemi të gatshëm ta diskutojmë, kërkojmë të futet në rendin e ditës si pikë e parë, pas pyetjeve parlamentare. Nuk ka kuptim që Kuvendi sot të sillet normalisht e mos ta miratojë këtë rezolutë si hap i parë”, tha Vlora Çitaku, nënkryetare e Kuvendit nga PDK-ja.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Shefja e deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci tha se ata janë të interesuar të kontribuojnë në një rezolutë që do të paraqiste përmbajtësisht e në aspekt shumëdimensional çështjet që trajtojnë luftën e fundit.

“Ne jemi të gatshëm që të delegojmë deputetët tanë që bashkë me deputetët e Grupeve Parlamentare që të punojnë gjatë ditës e të vijnë me një rezolutë. Jemi të gatshëm të dërgojmë deputetët tanë si pjesë e një grupi me të gjithë përfaqësuesit e partive politike e të sjellin një draft për miratim në Kuvend”, tha ajo.

Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se kanë shqyrtuar tekstin e rezolutës dhe në parim pajtohen për të, sepse, tha se, është obligim institucional e shtetëror për ta mbrojtur të vërtetën e sakrificën e popullit për liri. “Gjithsesi jemi të gatshëm të kontribuojmë edhe në komision të përbashkët nëse ka një iniciativë të tillë”, tha ajo.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Besnik Tahiri i AAK-së tha se draft-rezolutën e propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së e kanë marrë dje. “Dhe kemi pasur bukur një kohë për ta shqyrtuar e për ta trajtuar, sot kemi pasur një takim në mëngjes ku kemi diskutuar për nevojën që përmbajtja me qenë pak a shumë e përbashkët”, tha ai.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se është shumë e rëndësishme të ketë unifikim në raport me këtë çështje.

“Ne për herë të parë kemi edhe Ministrinë për Vlerat e Luftës, ministrin Hoti e kemi këtu. Diskutimi për një draft-rezolutë që do të procedohet si harmonizim nga të gjitha grupet, siç ka ndodhur edhe në ta kaluarën, sepse sa herë që është propozuar një rezolutë është diskutuar me të gjitha Grupet Parlamentare, do të shërbente edhe kontributi e ndihma që do ta jepte edhe ministri, Andin Hoti. Si kryetare e Kuvendit, ju lus të jeni të unifikuar, sepse po e shoh që dallimi nuk është i madh. A vendoset në fillim të rendit të ditës a në fund, besoj që ata që përnjëmend mendojnë që kjo çështje është shumë serioze, qëllimin duhet ta kenë që të kalojë rezoluta e jo a vendoset pika e tretë apo e dytë. Ju lutem si kryetare e Kuvendit që t’i jepni hapësirë diskutimeve”, tha Haxhiu.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, PDK-ja insistoi në propozimin që kjo pikë të renditet si e para, e për këtë tha se nuk bëjnë kompromis.

“Megjithatë ne jemi të gatshëm që të ulemi bashkë, sepse për ne, për secilin deputet nuk ka asnjë çështje tjetër më të rëndësishme se trajtimi i kësaj rezolute, votimi në unanimitet. Ne jemi të gatshëm të ulemi, të inkorporojmë vërejtjet, por nuk jemi të gatshëm të bëjmë kompromis, sepse ne ua dhamë votat për marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Citaku.

Duke parë insistimin e pDK0së në këtë drejtim, kryetarja e Kuvendit ta se do ta vendosë në votim propozimin e këtij subjekti politik.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Por, Çitaku tha se është e pakuptimtë për ta që ta hedhin në votim propozimin e tyre.

“Ne do të largohemi nga salla, në sallë do të qëndrojë vetëm Nait Hasani që do të deklarohet në emër të Grupit Parlamentar”, tha Çitaku derisa deputetët e PDK-së dolën nga salla plenare.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement