Pep Guardiola pritet të japë dorëheqje si trajner i Manchester Cityt pas ndeshjes së fundit të sezonit në Ligën Premier ndaj Aston Villas më 24 maj.
Sipas këtij raportimi, 55-vjeçari do t’i japë fund një periudhe dhjetëvjeçare në “Etihad”, gjatë së cilës e udhëhoqi Man Cityn drejt 20 trofeve madhorë, përfshirë gjashtë tituj të Ligës Premier dhe triumfin historik në Ligën e Kampionëve.
Po ashtu, thuhet se përgatitjet për një njoftim zyrtar tashmë kanë nisur, ndërsa Man City ka filluar t’i informojë edhe partnerët komercialë, përpara konfirmimit të pritur.
Largimi i Guardiolës pritet të shënohet me aktivitete të planifikuara në Manchester, përfshirë edhe një paradë pas përfundimit të sezonit.
Guardiola ka ende edhe një vit të mbetur në kontratë, ndërsa mediat angleze shtojnë se mbetet e hapur mundësia që ai të vazhdojë të jetë pjesë e klubit në një rol tjetër.





















You must be logged in to post a comment Login