Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është përfshirë në debatin për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ai ka hedhur kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për mos-zgjidhjen e kësaj çështjeje. ‘Kosova nuk i përket një lëvizjeje, një lideri apo një narrative të vetme.
Ajo u përket qytetarëve të saj,’ tha.
Situata në Kuvendin e Kosovës është shqetësuese dhe reflekton një përqendrim të rrezikshëm të pushtetit, tha ai.
Ai theksoi se demokracia kërkon përmbajtje, përfshirje dhe respekt për institucionet. ‘Sot, më shumë se kurrë, Kosovës i duhet balancë, dialog dhe lidership që bashkon, e jo që ndan,’ përfundoi Rama.




















