Nuk ka fluks të madh të hyrje-daljeve në pikat kufitare të Kosovës mëngjesin e sotëm.
Vetëm në Vërmicë dhe Dheu i Bardhë pritjet për dalje nga Kosova variojnë nga 10 deri në 15 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, situata paraqitet më e qetë, me pritje prej rreth 3 deri në 5 minutash.
Kolonat nuk raportojnë ngarkesa të theksuara.
Përditësimi i fundit është në orën 07:42.





















You must be logged in to post a comment Login