Një individ është arrestuar në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një inspektor të shërbimeve publike gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj zyrtarit në momentin e incidentit, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.




















