Ardian Gjini, tha se janë mbledhur me Këshillin Drejtues të Alencës për ta pezulluar procesin e brendshëm zgjedhor të partisë.
Ai tha se po përgatiten për zgjedhjet e reja për të fituar.
I pyetur se a kanë qenë këto zgjedhje të evitueshme, Gjini theksoi se po mirëpo kryeministri Kurti dhe LVV kanë gabuar rëndë.
“Gjithmonë zgjedhjet janë të evitueshme nëse veç nuk ka përfunduar mandati i Parlamentit. Edhe këto zgjedhje kanë qenë të evitueshme. Në një aspekt, është keq që kanë ndodhur. Ne për një kohë të gjatë i kemi thënë mendimet tona edhe në publik se partia më e madhe, partia në pushtet, nuk ka pasë vullnet me gjetë rrugë për me i evitu. Në demokraci ka nevojë me gjetë rrugë, me gjetë kompromis, me gjetë mënyra për me qeveris për vendin, jo me e zaptu vendin, jo me i zaptu institucionet. Ne mendojmë që kanë gabu rëndë. Kanë gabu rëndë, ka pasë zgjidhje, ka pasë mundësi me i evitu zgjedhjet, mirëpo tani jemi para aktit të kryem”, shtoi Gjini.




















