Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prebreza zotohet se do ta bëjë tarifën 20 euro për hyrje në Fushë Kosovë, nëse Rama e bën tarifën prej 10 euro në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka thënë se e ka përnjëmend çështjen e tarifës rrugore për hyrje në këtë komunë. Kjo, me kushtin nëse Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Përparim Rama e miraton rregulloren që përcakton tarifën prej 10 eurove për hyrje në kryeqytet.

Prebreza në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se do të ishte një e padrejtë e madhe që do t’i bëhej qytetarëve të Kosovës, nëse do të miratohej taksa rrugore prej 10 eurosh për qytetarët që vijnë jashtë Prishtinës.

I pari i komunës së Fushë Kosovës tha se nëse kalon, ai do ta bëjë 20 euro taksën për hyrje në Fushë Kosovë dhe 10 euro për të hyrë në rrugën e Aeroportit të Prishtinës. Tha se e kalon lehtë, meqë numrat në Kuvendin Komunal i ka.

Advertisement. Scroll to continue reading.

“Kjo është një e padrejtë që i bëhet krejt shqiptarëve të Republikës. Nëse e mendojmë për pozitë strategjike, nuk ka qytetar i Republikës së Kosovës që nuk kalon kah Fushë Kosova. Me këtë logjikë, nëse kjo kalon, shpresoj shumë që s’kalon, nëse kjo kalon, unë kam me e bë 20 euro për qytetarë të Prishtinës. Nesër e kam takimin me grupin punues për hartimin e rregulloreve për taksa dhe tarifa dhe disa rregullore të tjera. Është fillimi i kësaj procedure. Nëse kjo kalon në Prishtinë, të njëjtën kemi me e bë edhe për Fushë Kosovë”, deklaroi Prebreza për Insajderin.

Ai tha se kjo logjikë e të menduarit legjitimon caktimin e rregullave të veta nga secila komunë.

“Me qit logjikë të menduarit, atëherë i bie që secila komunë me vendos rregulla të veta, unë me qit tarifa ta zëmë për ndërmarrje që operojnë këtu, tymin e KEK-ut, kabllat e KEDS-it, KOSTT-it, me qisi logjike, pra veç pse kalon kah unë”, tha më tej Prebreza.

Advertisement. Scroll to continue reading.

I pyetur nga Gazeta Insajderi nëse postimi i tij, i cili paralajmëronte një tarifë të tillë ishte i njëmendtë, tha se çështjen e taksës e ka shumë seriozisht.

“Është kryeqytet, është e drejtë e secilit qytetar. Prandaj janë krejt institucionet qëndrore atje, dikush me u çu në krye në vete me vendos taksë, më së shumti penalizohemi ne si Fushë Kosovë që jemi afër këtu. Kjo është me i kallëzu atij (Përparim Ramës) që s’bëhet kjo. Nëse e bën, unë e bëj 20. Edhe në rrugë të aeroportit e qes trahun aty, 10 euro kush don me hi anej. Unë tu keshë e kam qitë atë, çkado që na bjen ndërmend. Hiç nuk është hajgare, seriozisht e bëj. Nëse kjo kalon, edhe unë e bëj”, vijoi më tej kreu i komunës së Fushë Kosovës.

Kuvendi Komunal i Prishtinës e miratoi të martën propozimin që draft-rregullorja që parasheh taksën ditore 10 euro të lihet për shqyrtim në dëgjim publik.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Rregullorja u promovua nga drejtori i Shërbimeve Publike, Luftar Braha, i cili tha se ka për qëllim të krijojë një sistem të drejtë ku secili subjekt që operon në kryeqytet kontribuon në mënyrë të barabartë për shërbimet komunale.

Lexo dhe:

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement