Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, thotë se lokacioni i Batajnicës mbetet prioritet për gjetjen e mbetjeve mortore të të paktën 58 viktimave të tjera.
Kosova kërkon qasje të plotë në arkivat e Serbisë për zbulimin e të zhdukurve.
Garë shton se janë konfirmuar dy lokacione të varrezave masive në Serbi, ndërsa ka ende lokacione të paadresuara.
Shihet se ka ende mbetje mortore në Batajnicë të të paktën 58 viktimave.
Pala serbe ka refuzuar pjesëmarrjen në takime për personat e zhdukur në Kosovë.
Gara shton se Kosova do të vazhdojë të jetë shembull në rajon për trajtimin e informacioneve për personat e zhdukur.





















You must be logged in to post a comment Login