Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka bërë të ditur se në 1 maj 2026 do të organizojë një protestë paqësore në Prishtinë në shënjestër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Protesta është për të mbështetur të drejtat e punëtorëve në sektorin privat.
Fillimi i protestës do të jetë në ora 10:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të ndjekë një itinerar të planifikuar deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë.




















