Tashmë fushata kundër Vjosa Osmani nga ish-aleatët më të ngushtë të saj ka prekur nivele të larta.
Gazeta Nacionale merr që vetë Donika Gërvalla, Ministre (në detyrë) e Drejtësisë, ka nisur personalisht të angazhohet të përulë Vjosa Osmanin.\
Dhe kjo duke përdorur një takim me Richard Grenellin, i cili ishte pjesëmarrës në një tryezë vitin e kaluar me liderë rajonalë, e ku në mesin e tyre, kishte qenë edhe Vjosa Osmani.
Në një grup militantësh partiakë e përkahësish, Gërvalla, siç na tha një burim anëtar i njërit nga këto grupe, “është duke u munduar ta paraqesë poshtë Vjosën.”
Fotografinë e një tryeze me pjesëmarrje liderësh rajonalë, ai tha ta ketë pranuar “veç sot pesë herë”.
Kjo si fushatë baltosjeje ndaj Osmanit marrë parasysh animozitetet e kësaj baze elektorale ndaj Richard Grenellit.
Donika Gërvalla, asokohe, kishte udhëtuar në ShBA me shpresën të takonte ndonjë kre të shtetit amerikan kur po inaugurohej Donald Trump.
Por, ajo kishte mbetur e vetme në hotel, e papritur nga ndokush. As mediave nuk u kishte treguar se pse kishte shkuar, kënd kishte takuar, dhe çfarë rezultati kishte prodhuar ajo vajtje në Amerikë.
Për më tepër, këshilltari i Donika Gërvallës, Rexhep Gjergji me djalin e tij, Arian Gjergjin, ishin takuar me Grenellin. Takimin e kishte bërë të ditur vetë Arian Gjergji në profilin e tij në Instagram.

Takimi ku Osmani ishte në praninë e Grenellit ishte ftuar nga Sekretari amerikan i Thesarit, i derguari Special i Presidenti dhe Drejtori/Presidenti i Exim Bankës amerikane




















