Një rast i dyshuar për dokumente të falsifikuara është nisur në Leposaviq.
Sipas policisë, bëhet fjalë për patentë shoferë. “Më 24.04.2026 është nisur rasti, pasi që i dyshuari mashkull kosovar, kishte aplikuar për konvertimin e patentë shoferit të lëshuar nga Serbia në patentë shofer të Republikës së Kosovës.
Pas verifikimit dyshohet që patentë shoferi nuk është lëshuar nga organet e Serbisë, dyshohet të jetë i falsifikuar”, bën të ditur policia, transmeton Klankosova.tv.
Rasti është nën hetim nga organet e rendit.





















You must be logged in to post a comment Login