Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues.
Hoxhaj e ka cilësuar situatën si një përmbysje të rendit kushtetues, duke kritikuar zhvillimet e fundit rreth konstituimit të legjislativit.
Sot ishte dita e fundit për konstituimin e Kuvendit.
Dyert u mbyllën dhe seancë nuk pati.
Rendi kushtetues u përmbys.
Kosova nuk është më demokraci dhe nga nesër jemi në anarki”, ka shkruar Hoxhaj.
Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht, ndërsa procesi ka mbetur ende i papërfunduar.





















You must be logged in to post a comment Login