Real Madridi e informoi zyrtarisht Interin sot se po aktivizon klauzolën e lirimit për mbrojtësin e djathtë holandez Denzel Dumfries.
Drejtuesit e Klubit Mbretëror i dërguan të gjithë dokumentacionin e nevojshëm klubit italian, duke e nisur transferimin e mbrojtësit.
Futbollisti i njohur tashmë ka përfunduar me sukses të gjitha ekzaminimet mjekësore në Holandë gjatë ditës së sotme, dhe e vetmja gjë që mbetet është të zyrtarizohet bashkëpunimi me gjigantin spanjoll.
Ekipi nga ‘Giuseppe Meazza’ do të arkëtojë rreth 20 milionë euro për këtë shitje, sa ishte klauzola e lojtarit.
Fabrizio Romano e konfirmoi këtë lajm, duke njoftuar se tashmë gjithçka tashmë është mbyllur.
Dumfries do të sjellë një dozë të madhe agresiviteti dhe shpejtësie në anën e djathtë të ekipit të Madridit, gjë që është pikërisht ajo që u ka munguar.





















You must be logged in to post a comment Login