Fejohet Blerina, motra e Gjestit, teksa artisti është më afër se kurrë rikthimit të shumëpritur në muzikë!
Prej kohësh Blerina zgjodhi të tërhiqej plotësisht nga zhurma e rrjeteve sociale.
Ajo kishte nevojë për qetësi, larg syrit të publikut.
I vetmi vend ku ajo mban kontakt me ndjekësit është Snapchat-i.
Pikërisht aty, ajo po ndan momente të ngrohta me personin e zemrës, që e ka ndihmuar të rigjejë buzëqeshjen.
Por si u zbulua lajmi?
Fejesa u konfirmua falë vetë fansave të Gjestit!
Ata i kishin dërguar një buqetë me lule dhe një letër me urime për fejesën, të cilat Blerina i publikoi.
Ndonëse tashmë nuk e fsheh unazën, ajo ka zgjedhur me të drejtë ta mbajë partnerin më privat meqenëse nuk dihet më shumë për identitetin e tij apo historinë e tyre të njohjes dhe dashurisë.
Ndërsa e motra rigjen veten, vetë Gjesti ka gjetur forcën për një projekt të jashtëzakonshëm.
Një imazh enigmatik i një deleje rozë nga labeli Three60”, ku etiketohet ai dhe DJ Gimbo, ka paralajmëruar diçka të madhe.
Nga Prive By Liberta Spahiu përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë” u konfirmua se artisti po punon intensivisht për një EP me plot 5 këngë.
Ky projekt pritet të jetë rikthimi i tij më i fuqishëm!
A jeni gati për këtë epokë të re të Gjestit?