Romantika e Brikena dhe Mateos: Lidhja e Fortë pas Big Brother VIP Albania 5


- Advertisement -

Lidhja e tyre nisi brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe duket se rrugëtimi i Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit po vazhdon i fortë edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 5.


- Advertisement -

Pas “martesës” së tyre simbolike gjatë lojës, shumë ndjekës ishin kuriozë nëse romanca do t’i rezistonte jetës reale.

Dyshja po dëshmon pikërisht qëndrueshmërinë e kësaj lidhjeje çdo ditë e më shumë, duke u shfaqur të pandashëm në publik dhe duke kaluar çdo moment të lirë bashkë.

Së fundmi, Brikena ka ndarë në Instagram një moment mjaft romantik nga përditshmëria e tyre.

Ajo ka publikuar një imazh ku shfaqet Mateo i buzëqeshur teksa shikon një portret gjigant të sajin.

Në pikturë, Brikena paraqitet me një kurorë dhe një fustan elegant, ndërsa shikimi i Mateos tregon qartë admirimin për të.

Kjo foto e shkrepur nga vetë modelja konfirmon se vëmendja e ish-finalistit të BBVA është tërësisht e përqendruar te partnerja e tij. Çifti, i cili kaloi dinamika të forta dhe momente sfiduese gjatë rrugëtimit televiziv, po tregon se kimia mes tyre vazhdon edhe pas daljes nga izolimi.

Ata po shijojnë kohën me njëri-tjetrin, pa harruar të mbajnë të përditësuar publikun që i mbështeti që nga dita e parë.

Me këtë imazh të fundit, Brikena dhe Mateo vërtetojnë edhe një herë se janë një ndër dyshet më simpatike dhe më të ndjekura të momentit në showbiz-in tonë.

Leave a Reply