Në një konferencë për media, Hamza tha se qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë mbështetje dhe siguri financiare.
Do të ketë rritje të pagave prej 50 për qind dhe kjo do të jetë e përhershme.
Nuk do të jetë ndihmë vetëm gjatë fushatave zgjedhore, por një rritje e qëndrueshme, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë planifikim dhe parashikueshmëri financiare.
Ai gjithashtu premtoi rritje prej 50 për qind edhe për pensionet dhe përfitimet sociale për të gjitha kategoritë, përfshirë pensionistët kontribuues, pensionistët e moshës, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët, personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Rritja e pagave dhe pensioneve do të sjellë stabilitet dhe siguri financiare për qytetarët e Kosovës.





















You must be logged in to post a comment Login