Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë sot Malin e Zi.
Zyra e Presidentit malazez Jakov Milatoviq njoftoi se vizita përfaqëson një konfirmim të besueshmërisë së Malit të Zi si anëtar i Aleancës dhe angazhimit të tij ndaj vlerave të përbashkëta të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së zonës euroatlantike.
U njoftua se Milatoviq dhe Rutte, pas bisedimeve të tyre në Villa Gorica, do të mbajnë një konferencë për shtyp dhe më pas do t’u drejtohen studentëve në Fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë.




















You must be logged in to post a comment Login