Shqipëria ndryshon rregullat: Tani mund të kërkoni dëmshpërblim për shëndetin nga ndotja e ajrit!


- Advertisement -

Kuvendi i Shqipëri po shqyrton një projektligj të ri për cilësinë e ajrit, i cili synon të sjellë ndryshime të rëndësishme për jetën e përditshme të qytetarëve. Ky ligj, i ndërtuar në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, përfshin rregulla më të qarta dhe masa mbrojtëse ndaj ndotjes së ajrit.


- Advertisement -

Një nga risitë më të rëndësishme është se qytetarët që pësojnë probleme shëndetësore nga ndotja e ajrit do të kenë të drejtë të kërkojnë kompensim nga shteti. Kjo është hera e parë që një projektligj në Shqipëri përfshin këtë të drejtë, duke e bërë qeverinë përgjegjëse për ndikimin e ndotjes mbi shëndetin e njerëzve.

Ligji gjithashtu synon të rrisë transparencën dhe monitorimin e ajrit, duke përfshirë:

Raportim në kohë reale për cilësinë e ajrit në qytete dhe zona të ndryshme.
Përfshirje më të madhe të publikut në monitorimin e ndotjes.
Ngritjen e standardeve të qarta për kompensim dhe përgjegjësi ligjore ndaj ndotësve.

Kjo nismë pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve, duke krijuar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë. Projektligji është dërguar në konsultim publik, ku qytetarët dhe ekspertët mund të japin sugjerimet dhe komentet e tyre përpara se të miratohet.

Sipas informacioneve të publikuara nga A2CNN, iniciativa synon që qytetarët të jenë më të informuar dhe më të përfshirë në çështjet e mjedisit, duke u garantuar një të drejtë të re për mbrojtje dhe kompensim.