Superliga e Kosovës vazhdon me xhiroën 31, e cila do të luhet në mesjavë të mërkurën dhe të enjten.
Të mërkurën do të zhvillohen tre ndeshje, ndërsa ditën e enjte dy të tjera.
Ndeshjet janë të rëndësishme për skuadrat që synojnë objektivat e tyre.
Klasika e futbollit kosovar pritet të jetë ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës në Gjilan, me fillim ora 15:00.
Një sfidë e rëndësishme për një vend në Evropë do të zhvillohet edhe mes Malishevës dhe Gjilanit në Liman Gegaj.
Ndërkohë, në Podujevë, Llapi do të përballet me Prishtinën e Re në një sfidë vendimtare për mbijetesën.
















