Në një njoftim bëhet e ditur se takimi u zhvillua në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.
Gjeneral Major Ulutash përshkroi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për periudhën në vijim.
Komandanti i KFOR-it riafirmoi angazhimin e misionit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për të gjitha vendet kontribuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.





















You must be logged in to post a comment Login