Tërmet i fortë godet vendin, ja sa ishte magnituda


- Advertisement -

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e sotme rajonin e Sumatra në Indonezi, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).


- Advertisement -

Sipas raportimeve paraprake, epiqendra e lëkundjeve sizmike është lokalizuar në një thellësi prej rreth 18 kilometrash nën sipërfaqen e tokës, çka konsiderohet një thellësi relativisht e cekët dhe mund të rrisë ndjeshmërinë e goditjes në zonat përreth.

Banorët në disa zona të afërta kanë raportuar se kanë ndjerë lëkundje të forta që zgjatën disa sekonda, duke shkaktuar panik të përkohshëm. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka raportime zyrtare për viktima apo dëme materiale.

Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion lidhur me ndikimin e tërmetit.

Rajoni i Indonezisë, dhe veçanërisht ishulli Sumatra, është i njohur për aktivitet të lartë sizmik për shkak të pozicionit të tij në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë me lëvizje të shpeshta të pllakave tektonike që shkaktojnë tërmete dhe shpërthime vullkanike të shpeshta.

Leave a Reply