Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka deklaruar se Jude Bellingham duhet ende të luftojë për një vend në formacionin titullar për Kupën e Botës, pavarësisht rolit të tij të rëndësishëm në skuadër.
Rolet mund të ndryshojnë gjithmonë, por për momentin kemi 14 ose 15 lojtarë që konkurrojnë për vendin e titullarit, dhe Jude është njëri prej tyre.
Që prej marrjes së drejtimit të Anglisë në janar 2025, Tuchel ka aktivizuar Bellingham vetëm në katër ndeshje si titullar, ndërsa ka preferuar shpesh Morgan Rogers të Aston Villa.
Situata paraqet një ndryshim të madh krahasuar me periudhën e Gareth Southgate, kur Bellingham ishte një titullar i padiskutueshëm dhe një nga liderët e skuadrës.
Në ndeshjen e fundit përgatitore ndaj Zelandës së Re, Bellingham u aktivizua nga stoli dhe madje mori shiritin e kapitenit, duke dhënë një performancë të vlerësuar pozitivisht nga trajneri.





















You must be logged in to post a comment Login