Kaçkavalli i shkrirë, mishi i butë dhe perimet e freskëta të mbështjella në tortilje krijojnë një vakt të shpejtë, të ngrohtë dhe plot shije
Përbërësit:
▪ 8 tortilje,
▪ 300 g mish viçi i zier ose çfarëdo mishi i pjekur,
▪ 2 domate,
▪ 1 kokë qepë,
▪ 1 grusht rukola,
▪ 200 g kaçkavall,
▪ 200 g ajkë e thartë.
Përgatitja:
Domatet pritini në rrathë, qepën në feta të holla, ndërsa mishin në copëza më të vogla.
Vendosni një petë tortiljeje në tigan të nxehur, lyejeni me ajkë të thartë dhe spërkateni me kaçkavall të grirë.
Kur kaçkavalli të fillojë të shkrihet, sipër vendosni rrathët e domates, qepën, mishin dhe rukolën.
Edhe petën e dytë lyejeni me ajkë të thartë dhe spërkateni me kaçkavall, pastaj vendoseni sipër tortiljes së mbushur, me anën e lyer nga brenda.
Shtypeni lehtë dhe, kur të ndieni se djathi i shkrirë i ka bashkuar petët, hiqeni nga tigani.
Priteni në trekëndësha dhe shërbejeni të ngrohtë.
Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.





















You must be logged in to post a comment Login