Një individ ka humbur jetën si rezultat i një aksidenti që ndodhi së voni në komunën e Ferizajt.
Informacioni fillimisht kishte ardhur nga Slivovë, por më pas u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, se ngjarja kishte ndodhur në fshatin Korishë.
Vdekja e një personi 60-vjeçar u konfirmua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
Veseli gjithashtu njoftoi se aksidenti ndodhi ndërmjet dy automjeteve.




















