Lajmi për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull).
Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, tha Pllana për Klanin.
Ai shtoi se Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.













You must be logged in to post a comment Login