Trump tha se nëse nesër ska marrëveshje do ketë shkatërrim, përgjigjet Irani


- Advertisement -

Teherani e ka cilësuar bllokadën amerikane në portet iraniane në Ngushticën e Hormuzit si një shkelje të armëpushimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


- Advertisement -

“E ashtuquajtura bllokadë amerikane e porteve ose vijës bregdetare të Iranit nuk është vetëm një shkelje e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Pakistani, por është gjithashtu e paligjshme dhe kriminale”- kështu iu përgjigj zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqei, një postimi në rrjetin social ‘X’ të Presidentit Donald Trump, i cili akuzoi Iranin për shkelje të armëpushimit duke qëlluar anijet në Ngushticën e Hormuzit.

“Për më tepër, duke i shkaktuar qëllimisht ndëshkim kolektiv popullit iranian, bllokada përbën një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit”, përfundoi zëdhënësi iranian.

Leave a Reply