Biri i ish-presidentit Dr.
Ibrahim Rugova, Uka, sot ka qëndruar në disa fshatra të Suharekës së bashku me disa kandidatë për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke takuar qytetarë dhe mbështetës të LDK-së.
Një ndalesë e veçantë ishte në odën e Bajram Sopës, një veprimtari historike për Kosovën.
Ukë Rugova, duke mbështetur Albena Reshitajn në zgjedhjet e 7 qershorit, simbolikisht kanë formuar numrin 7, shprehje e bashkëpunimit dhe afërsisë së tyre.
Kjo afërsi rrjedh që para dekadash, kur Dr.
Rugova dhe daja i Albena Reshitajt ishin shokë shkolle dhe bashkëpunëtorë në fushën e krijimtarisë letrare.





















You must be logged in to post a comment Login