Ambasada britanike në Kosovë ka bërë të ditur se një grup ushtarësh britanikë që shërbyen për gjashtë muaj në misionin e KFOR-it janë nderuar me medalje.
Sipas njoftimit, ata kanë marrë medaljet e NATO-s nga The Princess Royal. “Urime Skuadronit C, Regjimenti i Kalorësisë Familjare, të cilët kohët e fundit morën medaljet e NATO-s nga The Princess Royal.
I merituar pas gjashtë muajsh në Kosovë në mbështetje të KFOR-it në sigurimin e një ambienti të sigurt”.




















