Aktori i humorit, Vedat Bajrami, ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale duke ironizuar me dështimin për zgjedhjen e presidentit në Kosovë.
Ai ka publikuar një fotografi të përbashkët me aktorin Osman Azemi, duke shkruar ‘Presidentet e ardhshme’.
Qytetarët e Kosovës do të detyrohen t’u drejtohen kutive të votimit sërish për zgjedhjet e reja parlamentare më së largu më 7 qershor, pasi kuvendi ka dështuar ta zgjedhë presidentin e ri.
Gjykatës Kushtetuese ka përfunduar afati 34-ditor që mbaroi mbrëmë në mesnatë.




















