Muaji maj i këtij viti ka regjistruar temperatura të larta, tregues të një vere të nxehtë në vazhdim.
Në lidhje me pritjet për verën, meteorologja Rrezarta Gjakollari ka folur në emisionin ‘Ora 7’.
Ajo nënvizoi se rritja e temperaturave është rezultat i ngrohjes globale dhe çdo vit ballafaqohemi me temperatura gjithnjë e më ekstreme. ‘Sipas të dhënave sezonale nga zyra meteorologjike në Londër, për qershorin, korrikun dhe gushtin, pritet që temperaturat të jenë mbi mesataren’, tha ajo.
Gjithashtu, ajo theksoi se edhe Shqipëria dhe Kosova po përballen me këto valë të nxehtit, të cilat po shfaqen gjithnjë e më shpesh dhe më intesivisht.





















You must be logged in to post a comment Login