Lidhja Demokratike e Kosovës po vijon fushatën zgjedhore me vizitat e Prijësve Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani në familjet kosovare.
Në një vizitë në Hajvali, ata u pritën me tepsi dhe u përcollën me zemër të hapur shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani theksoi se Kosova është vendi i njerëzve që nuk dorëzohen dhe që ruajnë traditat me nder dhe dashni, edhe në momentet më të vështira.




















