Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Vlimet” në PDK e LDK – RTV21

Në prag të përfundimit të afatit për dorëzim të listave me kandidatë për deputetë lëvizjet e ndryshme të partive shkaktuan jo pak zhurmë në skenën politike.

Më të zëshme ishin ato në PDK dhe LDK. PDK-ja i tha jo bashkëpunimit me Fatmir Limajn, duke refuzuar përmes kryesisë kërkesën e tij për bashkim ndonëse la të hapur mundësinë e bashkëpunimit për zgjedhje të ardhshme. Lidhur me refuzimin nga PDK-ja,  RTV21 kontaktoi me zyrtarë të Nismës Socialdemokrate, por që  nuk deshën të flasin për këtë çështje.

Ndërsa, anëtari i PDK-së, Rexhep Hoti, e cilësoi si të drejtë vendimin e kryesisë për të mos rikthyer Limajn, duke thënë se  PDK-ja i dha një përgjigje më tepër se ç’duhej Limajt.

Advertisement. Scroll to continue reading.

“Jo vetëm të drejtë por s’është  dashur të mblidhet kryesia fare për atë çështje, është  teprim nuk  e ka merituar Fatmiri, ai ka merituar një përgjigje korrekte përmes sekretarisë se nuk  je i nevojshëm për PDK-në përderisa ti nuk kërkon falje në angazhimin tënd në politikat pro-ruse për rrëzimin e Hashim Thaçit”, tha Hoti për rtv21

Ndaj vendimit  të kryesisë së PDK-së për refuzimin e Limajt reagoi kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, sipas të cilit, Limaj do të ishte element pozitiv në listën e PDK-së.

Ndër kuadër të këtyre zhvillimeve, bashkimi i Osmanit LDK-së ngjalli pakënaqësi të figurave të kësaj partie. Agim Veliu i tha jo përfshirjes së tij në listë zgjedhore, duke kritikuar ashpër udhëheqësinë e partisë për bashkëpunimin me Osmanin. Përfshirjen e Veliut e kishte propozuar kryesia e LDK-së në Podujevë dhe u mirëprit nga vetë kryetari Abdixhiku, por, sipas Veliut, propozimi i ishte bërë pa dijeninë e tij. Anëtari i LDK-së, Ermal Sadiku mohoi se brenda LDK-së ka përçarje. Thotë se partia u tregua shumë bujare në ofertat e saj për këto zgjedhje për përfshirë edhe Veliun.

Advertisement. Scroll to continue reading.

“Mendoj që LDK me z Veliun u tregua e hapur dhe e sinqert  dhe i bëri ftesë edhe kryetari mendoj se në këtë mënonte te fundit ldk është tregu me profesionale më me bujare në këtë aspekt me rendësi është që ka tregu se dera ka qenë e hapur [ër të gjithë sa ai përket përçarjeve uën s’kom pa aty  përçarje  megjithatë mendime të ndryshme ka brenda LDK-së çdo herë ka pasur dhe qajo e bën LDK parti demokratike dhe normale është shumë më bukur”, tha Sadiku.

LDK-ja së fundmi nënshkroi marrëveshje e parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Ballin Kombëtar, derisa nga kandidimi për deputete hoqi dorë, Sibel Halimi.

Kreshnik Çollaku e Lulzim Zeneli, ndërkaq, iu bashkuan Vjosa Osmanit. Në PDK aderuan kolonel Skënder Hoxha e  Miftar Kurti. Në Listën e AAK-së u rikthye ish-diplomati, Avri Arifi, derisa nga gara u tërhoq Pal Lekaj, teksa në VV aderoi Krenare Çerkini./RTV21/21Media

Advertisement. Scroll to continue reading.

 

 

 

Advertisement. Scroll to continue reading.

 

 

 

Advertisement. Scroll to continue reading.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement