Vlora Dumoshi ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Dumoshi përmes një postimi në Facebook.
“Me shumë mirënjohje për mbështetjen që me keni dhënë gjatë rrugëtimit tim politik, dua t’ju njoftoj se në këto zgjedhje nuk do të jem kandidate për deputete.
Kjo nuk do të thotë se po ndalem. Përkundrazi, do të vazhdoj të jem aktive në LDK, si kryetare e Forumit të Gruas në degën e IV-të, degën më të madhe në Prishtinë dhe si kryetare e nëndegës Santea.Do të jem pjesë e shtabit të Degës IV-të dhe do ta ndihmoj LDK-në me gjithë kapacitetin tim në këtë garë” shkruan Dumoshi.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Me shumë mirënjohje për mbështetjen që me keni dhënë gjatë rrugëtimit tim politik, dua t’ju njoftoj se në këto zgjedhje nuk do të jem kandidate për deputete.
Kjo nuk do të thotë se po ndalem. Përkundrazi, do të vazhdoj të jem aktive në LDK, si kryetare e Forumit të Gruas në degën e IV-të, degën më të madhe në Prishtinë dhe si kryetare e nëndegës Santea.
Do të jem pjesë e shtabit të Degës IV-të dhe do ta ndihmoj LDK-në me gjithë kapacitetin tim në këtë garë.
Besoj në LDK, besoj në njerëzit e saj dhe në rrugën që duhet ta ndjekim së bashku.
Prandaj, ju ftoj që më 7 qershor ta votoni LDK-në./Lajmi.net/





















You must be logged in to post a comment Login