Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zbulohet laboratori i fshehtë për drogë në fshatin Vreshtas në Maliq, Shqipëri

Një laborator i fshehtë për kultivimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike është zbuluar në fshatin Vreshtas të Bashkisë Maliq në Shqipëri.

Operacioni u zhvillua nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Ambienti nëntokësor ishte ndërtuar në mënyrë të fshehtë poshtë një koteci shpendësh dhe përdorej për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike të llojit Kanabis sativa.

Autoritetet bëjnë të ditur se për këtë rast është arrestuar shtetasi me inicialet K.L., i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim dhe po punohet për lokalizimin e tij.

Sipas hetimeve paraprake, laboratori ishte ndërtuar me kushte të sofistikuara dhe ishte i organizuar në mënyrë profesionale për kultivimin e drogës.

Hetimet zbuluan se hyrja në ambient bëhej përmes një strukture të improvizuar, e cila të çonte në një dhomë të ndërtuar nën tokë.

Në laborator u gjetën llampa speciale për kultivimin e Kanabis-it, pajisje për kontrollin e temperaturës dhe lagështirës, tubacione për qarkullimin e ajrit dhe sisteme ujitjeje që shërbenin për mirëmbajtjen e bimëve narkotike.

Hetuesit zbuluan gjithashtu zona të posaçme të përshtatura për tharjen e Kanabis-it, ku bimët ishin varur në struktura të improvizuara.

Gjatë kontrollit të kryer në ambientin nëntokësor, autoritetet sekuestruan rreth 5.4 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Kanabis sativa, një sasi të vogël të dyshuar kokainë, peshore elektronike, sisteme ventilimi dhe ndriçimi, si dhe një armë në formë pistolete me bombol gazi të kompresuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

ShowBiz

Një lajm i trishtë ka prekur familjen e moderatoresë së njohur Brikena Beqiri, e cila ka humbur nënën e saj. Përmes një njoftimi zyrtar,...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ende nuk ka nënshkruar dekretin që cakton datën e zgjedhjeve, duke pritur vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës për...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Presidentja Vjosa Osmani nuk mund t’i shpallë zgjedhjet e reja. As Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së...

Advertisement

Copyright © 2026 Lajmeria.info. Powered by Illyrian Space