Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se gjatë Qeverisë Kurti, nuk ka pasur asnjë lehtësim për qytetarët.
Zemaj në seancën plenare ka thënë se qytetarët janë përballur vazhdimisht me rritje të çmimit të energjisë elektrike.
“Ajo që është fakte është se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, qytetarët e Kosovës nuk e kanë parë asnjë lehtësim. Do të doja që për çdo gjë që e them të kem edhe demantin e qeverisë. Përkundrazi, kanë përjetuar vetëm rritje të vazhdueshme të çmimit të energjisë dhe nuk po shohim as strategji afatgjate, nuk po ka transparencë dhe nuk po ka as ndjeshmëri socialë”, u shpreh ai.




















