Në Kosovë, në datën 7 qershor do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Aktivitetet e parafushatës kanë filluar në rrjetet sociale, ku përfaqësues të partive politike publikojnë vizitat dhe takimet me qytetarë.
Gazetari Vullnet Krasniqi ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si politikanët po i trajtojnë votuesit.
Sipas tij, partitë politike shohin qytetarët si ‘fans’ më shumë sesa si votues, një qasje e kritikuar hapur në emisionin ‘Ora 7’.




















