Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerëson zjarrfikësit si një nga shtyllat kryesore të shërbimit publik në vend.
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Haradinaj theksoi se, edhe pse me kushte të vështira dhe mungesë mbështetjeje, zjarrfikësit kanë vazhduar të kryejnë detyrën e tyre pa ndalur.
Ata, me përkushtim dhe guxim, janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
Në këtë ditë të veçantë, meritonin respekt, vlerësim dhe përkrahje për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj vendit.
Haradinaj falënderoi zjarrfikësit për angazhimin e tyre. 4 maj – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve.




















