Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në rrugën “Brigada 173” në Viti.
Ankuesi, një mashkull kosovar, ka raportuar se objekti i tij afarist është kapluar nga flakët.
Njësitet e zjarrfikësve dhe policia kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta dhe vlera e dëmit material mbetet për t’u përcaktuar.





















You must be logged in to post a comment Login