Sipas Hoxhajt, 22 korriku i vitit 2010 ishte një pikë kthese për shtetin e Kosovës.
Opinioni Këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë vulosi legalitetin e pavarësisë së Kosovës dhe forcoi subjektivitetin e saj ndërkombëtar.
Megjithatë, Hoxhaj vlerëson se kjo trashëgimi është zbehur ndër vite.
Kosova është më e izoluar se në çdo periudhë të pasluftës.
Marrëdhëniet me aleatët tanë strategjikë janë dëmtuar, ndërsa dialogu me Serbinë është shndërruar nga një proces për normalizim në një proces të përhershëm të menaxhimit të krizave.
Opinioni i GJND-së nuk përbënte fundin e procesit të shtetndërtimit, por bazën mbi të cilën duhej të ndërtohej konsolidimi përfundimtar i shtetit.
Hoxhaj ka bërë thirrje për rikthimin e partneritetit të ngushtë me aleatët perëndimorë.
Fitoret diplomatike kërkojnë punë, vizion dhe partneritet të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
Vetëm kështu Kosova mund ta rikthejë momentumin e humbur, të fitojë njohje të reja dhe ta përmbyllë me sukses konsolidimin e saj ndërkombëtar.





















You must be logged in to post a comment Login