Një burrë është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 14:30. ‘Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,’ ka deklaruar Pllana.
Sipas Policisë, hetimet kanë nisur menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa autoritetet po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminuese për të sqaruar rrethanat e rastit.
Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimës apo shkaqet e vdekjes.





















You must be logged in to post a comment Login