Reprezentuesi i Belgjikës, Diego Moreira, është zyrtarisht lojtar i Milanit, pasi ka kompletuar transferimin nga Strasbourg.
Sulmuesi anësor 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë me “Rossonerët” deri në vitin 2031, me një kosto totale prej rreth 65 milionë euro, përfshirë bonuset.
Operacioni u negociua nga agjenti portugez Jorge Mendes.
Moreira kishte qenë në negociata edhe me RB Leipzig, por Milani arriti marrëveshjen.
Belgu mbërriti në Itali të martën dhe kontratën e nënshkroi këtë mbrëmje.





















You must be logged in to post a comment Login