Sonte mund të mbyllet gjithçka për Trepçën ose të nis rikthimi i madh për Bashkimin.
Prizrenasit sonte e presin ekipin nga Mitrovica, në një ndeshje dramatike që pritet të zhvillohet në ‘Sezai Surroi’.
Pas një serie 3-0, skuadra e udhëhequr nga Adis Beçiragiq kërkon ta vulosë titullin me ‘poker’.
Përballë tyre, Bashkimi do të luftojë për ta mbajtur gjallë finalen.
Nëse Trepça nuk ia del të triumfojë sonte por e kap trofeun të dielen, mund të festojë titullin pa trajner, pasi Beçiragiq këtë javë niset drejt haxhit.
A do të festohet kampioni sonte apo seria vazhdon, mund ta ndiqni nga super ballafaqimin nga ora 19:30, në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion, Sport2.





















You must be logged in to post a comment Login